FOTO/ Brunilda Zllami promovon librin e ri

21 Mars 2024, 08:46Kulturë TEMA
FOTO/ Brunilda Zllami promovon librin e ri

Ditën e djeshme në Qendrën Kombëtare të Librit dhe leximit shkrimtarja Brunilda Zllami ka biseduar me lexuesit për librin e saj të fundit, romanin “Pas mesnate”. Ajo në praninë e Mira Meksit, Arlinda Dudaj dhe Alda Bardhylit foli për letërsinë, raportin me kohën dhe kulturën në përgjithësi. Mira Meksi është shkrimtare dhe përkthyese, Arlinda Dudaj është botuese ndërsa Alda Bardhyli është autore dhe drejtore e QKLL.

Romani “Pas mesnate” bën fjalë për pandeminë, tri gra ndajnë mes tyre sekretet e jetëve të jetuara mes familjes e fëmijëve, dashurive të humbura dhe atyre të pajetuara, problemeve të mprehta sociale dhe dilemave të fuqishme, nga ato që të shkundin fort dhe të vënë në pikëpyetje vetë ekzistencën.

Klea, Katja dhe Eliana shtrojnë pyetjen se deri në ç’pikë mund të bëhet kompromis me lumturinë dhe qetësinë e shpirtit, a ka vlerë ta ç’kyçësh një sekret i cili mund të ta shkatërrojë të ardhmen në një pikë pa kthim? A.K./TemA

 

Lini një Përgjigje