Adonis: « Më të vjetrit janë më modernët »

21 Mars 2024, 09:23Kulturë TEMA
Adonis: « Më të vjetrit janë më modernët »

Poeti i madh arab publikoi një shkrim të frymëzuar nga antikitetet orientale të muzeut Parisian dhe kjo dëshmoi talentin e këtij shpirti të lirë.

Në moshën 94 vjeçare poeti i madh me origjinë siriane Adonis ka publikuar një libër të ri, Luvri: hapësirë e alfabetit të së ardhmes. Frymëzuar nga një libër i rastësishëm në departamentin e antikiteteve orientale të muzeut parizien, kjo përmbledhje tekstesh doli në versionin bilingue (arabe dhe në frëngjisht).

Dëbuar në Francë që nga 1985, njeriu që ka revolucionarizuar letërsinë arabe dhe i dha asaj poezinë në prozë mban një rol qendror dhe vazhdon të deklarojë ateizmin e tij dhe refuzimin e tij ndaj ideologjive, me gjithçka që ato përfaqësojnë.

Ai është një burrë elegant dhe sharmant, i djallëzuar që e adhuron të qeshurën dhe shpalos të bukurën e botës dhe trishtimin që shkaktohet nga zhdukja e saj.

Adonis ka imazhin e një poeti modern dhe për të e rëndësishme është akti i krijimit. Të krijosh, për të, do të thotë të jesh gjithmonë modern, të duash të jesh gjithmonë në paravijë të ndryshimit të botës. Muzeu është vendi i këtij kreativiteti dhe gjithashtu i religjioneve, racave, përkatësive dhe mbi të gjitha, me deformimin religjioz të natyrës që ka prodhuar monoteizmin.

Monoteizmi e ndan natyrën në dy, të fshehtën dhe të dukshmen, ajo që duam dhe ajo që nuk duam. Preferoj të shoh këtë në imazhe. Monoteizmi shkatërron unitetin thelbësor të njeriut me natyrën, me kafshët. Muzeu i tejkalon këto ndarje. Duke filluar nga Luvri, që ka goxha mure, mund të mendojmë për të gjithë muret që ekzistojnë në botë, të pafundmen. A.K./TemA

Lini një Përgjigje