FOTOT/ U promovua libri i ri i Vojsava Nelos

22 Mars 2024, 08:19Kulturë TEMA
FOTOT/ U promovua libri i ri i Vojsava Nelos

Në ditën botërore të poezisë, ditën e djeshme është prezantuar libri me poezi i autores Vojsava Nelo “Itaka ime”. Dita botërore e poezisë është shpallur e tillë nga UNESCO në 1999, 25 vite më parë.

Promovimi u mbajt në sallën e Akademisë së Shkencave në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës. Në takim ishin të pranishëm shumë figura të njohura si profesorët Uk Buçpapaj, Josif Papagjoni dhe Ymer Çiraku.

Bashkia Tiranë u përfaqësua nga zonja Majlinda Nana. Protagonistë të eventit dhe të bisedës ishin dhe nxënësit e talentuar të gjimnazit “Faik Konica”. Interpretimi i poezive nga të rinjtë e këtyre gjimnazeve krijoi emocione të veçanta dhe gëzim në sallën “Aleks Buda” në Akademinë e Shkencave.

Autorja Vojsava Nelo është një nga poetet më të mirënjohura shqiptare. Poezia e saj është vlerësuar mjaft nga personalitete të fushës. Poeti ynë Dritëro Agolli thoshte dikur për të: “Një poezi transparente e bukur, me nivel të lartë artistik dhe plot muzikalitet. Krijimtaria e saj në vijim, vërtetoi atë mendim që unë pata në krye, se Vojsava Nelo ishte një poeteshë e vërtetë, origjinale e veçantë. Poezia e saj është një poezi që nuk të lë indifferent, por të bën për vete.”

“Itaka ime” është një vëllim poetik që autorja ia ka kushtuar tërësisht Delvinës, qytetit të saj të lindjes. A.K./TemA

2 Komente

  1. L
    Lexonjes

    duhej ky lajmi sa me e kuptu qe mero tall karin me lexuesit

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jorgo

      dhe tallet rendshem, sidomos po te mendosh c'shkruhet per Saven e shkrete.... kur t'a lexoje do t'i shpetoje shurra nga qejfi....

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje