"Për të larë borxhet shteti u mori njerëzve dhe unazat e martesës" - thotë studiuesi në Autoritetin e Dosjeve

22 Mars 2024, 08:48Kulturë TEMA
"Për të larë borxhet shteti u mori njerëzve dhe unazat

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka organizuar ditën e djeshme një ligjëratë të hapur nga Prof.Asoc.Dr.Gjon Boriçi. Ai mbajti një ligjëratë mbi librin e tij të ri studimor: “Fillimet e marrëdhënieve politiko-ekonomike shqiptaro-kineze 1954-1960”.

Në fjalën e tij ai tha se: « Ky libër është një përpjekje për të paraqitur sa më të plota fillimet e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve në gjysmën e dytë të viteve ’50 të shek.XX si dhe për të dhënë arsyet e afrimit të plotë ndërmjet dy vendeve.”

Më tej ai u ndal në momente kyçe të marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me vendet e Bllokut, por edhe në fazat e caktuara të krizës ekonomike që rrjedhimisht thelluan borxhet që Shqipëria kishte ndaj vendeve si: BRSS, Çekosllovaki, Poloni, Hungari, Rumani, Bullgari, Gjermani, që gjithsej, sipas prof. Boriçit borxhi shkoi tek 2 Miliardë dollarë apo 2 milion rubla për 1.2 milion banorë.

Karakteristike për Shqipërinë në komunizëm sidomos gjatё gjysmёs sё dytё tё viteve '50 ishte se prishi marrëdhëniet shumë të afërta me Bashkimin Sovjetik dhe së fundi, u lidh fuqimisht me kinezët. Motivi i shpallur nё mёnyrё tё dukshme ishte mospajtimi ideologjik, ndërsa raportet ndërshtetërore dhe arsyet e vërteta të prishjes janë shpjeguar me dallime tё qarta nga njëri rast në tjetrin nё kёtё monografi.

“Ideologjia ka qenë dhe faktori bazë për jetëgjatësinë e pushtetit, pasi ideologjia ishte “vello” e pushtetit. Marrëdhëniet diplomatike përcaktonin dhe “sponsorin” e radhës, pasi në politikë ekziston teoria e “rolit të bamirësit”. Marrëdhënia ndërkombëtare ka përcaktuar edhe filozofinë e politikës së brendshme, nga ku shpjegohet dhe dorëheqja nga roli i kryeministrit të Enver Hoxhës.”- tha më tej Boriçi.

Luftën e Ftohtë historiani Boriçi e sheh si “eksperiencë të eksperiencave”, dhe arsyeja që Shqipëria nuk u përdor si “mish për top”, ishte për faktin se filloi të paguante borxhet. Në atë kohë, sipas dokumenteve, dëshmohet se filloi një grumbullim masiv i unazave, vëthëve, varëseve të floririt dhe çdo gjëje të çmuar në popull.

Studimin e kёtij harku kohor autori e ka marrё në shqyrtim nga viti 1954, kur nё Kampin Socialist fillojnё e ndodhin tronditje spektakolare politike dhe kur Enver Hoxha u detyrua tё jepte dorёheqjen si kryeministёr pas presioneve sovjetike. Monografia e profesor Gjon Boriçit pёrfshin tё gjithё harkun e marrёdhёnieve tё jashtёzakonshme dhe delikate ndёrmjet Republikёs Popullore tё Shqipёrisё dhe Republikёs Popullore tё Kinёs nga viti 1954 deri nё vitin 1960. A.K./TemA

5 Komente

  1. P
    Poseidon

    SDTUDIM I PROFESORIT TE LESHIT

    Përgjigjjuni
    1. F
      Frat

      Po shume mire beri, dhe kishim dininjtet para botes. Zero borxhe, zero kredi. Sot mbani unazat fort, edhe do paguani borxhet e saliut dhe rames per 7 breza.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fatmiri

        Oo profesor, mos fol marezira, pse me unaza dhe vath te sekuestruar u be Shqiperira!!!

        Përgjigjjuni
        1. a
          a

          ku i ke pare keto endra zotrote apo shkruan historine sipas bindjes tende. mendon se do ngelet libri ose studimi yt si qe ti gjejne brezat si papiruset egjiptiane. co mendjen per riparim.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje