Shqipëria përfaqësohet nga të rinjtë në Panairin e Librit në Leipzig

23 Mars 2024, 09:28Kulturë TEMA
Shqipëria përfaqësohet nga të rinjtë në Panairin e

Shqipëria ka delegacionin e saj në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Leipzig të Gjermanisë, që po zhvillohet këto ditë në Gjermani, në Halle 4 D, në hapësirën e Tradukit.

Nën titullin “A brave New World” autorët e rinj Suad Arilla, Brajan Sukaj, Dionis Prifti dhe Flogerta Krypi prezantuan një diskutim interesant në hapësirën qëndrore të Panairit të Librit në Leipzig.

Ky diskutim u përqendrua në sfidat që shkrimtarët e rinj përballen në botën e sotme si dhe identitetin e kufinjve tanë letrarë.

Origjinaliteti në veprat, botimet e reja letrare të letërsisë shqipe si dhe universaliteti i temave që përzgjedhin për të trajtuar në krijimet e tyre letrare. Panairi do qëndrojë i hapur deri me datë 24 Mars. A.K./TemA

Lini një Përgjigje