Në Akademinë e Filmit dhe Multimedias Marubi, në rrugën Aleksandër Moisiu në Kinostudio, me datë 27 Mars ora 19:00 do të shfaqet filmi “Luaneshat e Kodrës”.
Ky film vjen me regji nga Luana Bajrami, aktorja dhe regjisorja shqiptare e mirënjohur e njohur ndër të tjera për “Portretin e një zonje në zjarr”.
Filmi që është një prodhim i vitit 2021 është një komedi dramatike dhe ka një kohëzgjatje prej 83 minutash.
Aktiviteti organizohet në kuadër të pranverës së frankofonisë dhe me mbështetjen e Institutit Francez. A.K./TemA
Lini një Përgjigje