Sot në orën 12:00 në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës mbahet akademi përkujtimore për 25 vjetorin e vrasjes së aktores Adriana Abdullahu.
Këtë ceremoni e organizon Teatri Kombëtar i Kosovës në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe teatrin Adriana.
Adriana është vajza e dytë e familjes Abdullahu nga qytetit i Ferizajt e cila u vra në mars të vitit 1999 nga një sulm i forcave serbe në një kafene në Prishtinë, pak para fillimit të bombardimeve të NATO-s.
Ajo përshkruhet si një vajzë e hareshme dhe me humor të rrallë nga ato që e njihnin personalisht. Adriana ishte aktore e gjeneratës së aktoreve Xhejlane Godanci dhe Armand Morina e Bekim Lumi, nxënëse e profesorëve ikona të teatrit shqiptar Enver Petrovci dhe Fadil Hysaj.
Në teatrin e Ferizajt, i cili mban emrin e saj Teatri “Adriana” qëndron një ekspozitë e gjësendeve të saj personale që personeli i këtij teatri e ka vendosur në një kënd të hapësirës. A.K./TemA
Lini një Përgjigje