Ditën e Martë, me datë 26.03.2024, në sallën “Aleks Buda” të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë do të organizohet tryeza shkencore kushtuar 110 vjetorit të Principatës së Wilhelm Won Wiedi-it.
Aktiviteti do të fillojë në orën 11:00 të paradites dhe do të ketë ligjërata nga studiues të ndryshëm.
Mareglen Verli do mbajë ligjëratën “Opinione të Wied për Shqipërinë dhe shqiptarët”, Ksenofon Krisafi do flasë për “Pozitën juridiko-ndërkombëtare të principatës shqiptare të Wiedi-it”, Romeo Gurakuqi ka trajtesën me titull “Trashëgimia politiko institucionale e Principatës së Wilhelm von Wied (mars-shtator 1914)”.
Mareglen Kasmi do flasë për “Princ Wied në këndvështrimin e dokumentacionit arkivor gjerman”, Aurela Anastasi dhe Erind Merkuri do të flasin për “Përpjekjet për reformimin e sistemit të drejtësisë gjatë Principatës shqiptare dhe ndikimi vijues në reformat gjyqësore”, Shaban Sinani do të flasë për “Kronikë në letërsi-koloneli Thomson”, Vasil S. Tole ka ligjëratën me temë Princ Wied-i, mbreti me himn dhe marsh muzikor.
Aktiviteti do të pasohet nga diskutime të ndryshme më pas edhe me pjesëmarrës nga salla. A.K./TemA
Nuk ka asnje gje te keqe qe Kryesia e Akademise se Shkencave te Shqiperise organizon tryezën shkencore për 110 vjetorin e Principatës së Wied-it; por ngjarja me e madhe, e cila ka nevoje per diskutime te thella shkencore eshte 100-vjetori i Revolucionit Demokratik te Qershorit 1924. Kjo nje ngjarje e madhe historike duhet te jete objekt kryesor i diskutimeve akademike ne nje kohe kur historiografia e re demokratike e Shqiperise po kerkon rrenjet e sistemit demokratik te vendosur me shume veshtiresi se fundmi edhe ne ish-Shqiperine e Diktatures Enveriste. Nje arsye tjeter e rendesishme per hapjen e diskutimeve te 100-vjetorit te Revolucionit Demokratik te Qershorit 1924 eshte denigrimi qe i ka bere me botimin zogist te tij "Historia e Shqiptareve gjate Shekullit XX", botuar nga ish-Akademia e Studimeve Albanologjike, qe tashme eshte bere pjese e Akademise se Shkencave te Shqiperise.
kauri princ vidi iku ,,se nuk e shtynte dot me myslymanet ,qe jan 80% ,,,,ndersa ne greqi mbreti othon gjerman ndenji 32 vjet.....