Zhani Ciko në një intervistë për RTSH ka zbuluar dramën e jetës së Jorgo Papingjit. “Është një nga poetët më të aftë dhe në këngët e tij ka një ndjeshmëri ndaj jetimëve.
Në një nga koncertet u afrova dhe e pyeta, Jorgo si është puna tënde me këtë? Dhe ai tha: unë vetë jam jetim dhe nuk e kam njoftur babain tim, domethënë atë e kishte rritur nëna përmes vështirësive që kuptohen në qytetin e Vlorës.
Kjo gjë mua mu fiksua dhe krahas konsideratës për Jorgon që punën e shihte me seriozitet dhe përkushtim kuptova dhe këtë aspektin tjetër.”- tha ai.
Jorgo Papingji është autori i qindra këngëve dhe një nga poetët më të mirë shqiptarë vitet e fundit. Zhani Ciko është muzikant dhe violinist i njohur. A.K./TemA
Lini një Përgjigje