FOTOT/ Çelet ekspozita "At the edge of everything we are"

23 Mars 2024, 09:48Kulturë TEMA
FOTOT/ Çelet ekspozita "At the edge of everything we are"

Javën e kaluar në “Naan Gallery” u inagurua ekspozita me titull “At the edge of everything we are”.

Kjo është një ekspozitë me platforma mikse, që do të thotë se përdor më shumë se një medium artistik për të shprehur krijimin e artistit.

Ekspozita vjen nga artisti italian Stefano Romano dhe është kuruar nga Ajola Xoxa. Ekspozita lejohet dhe për fëmijë me kushtin që ato të jenë të shoqëruar nga të rriturit.

Kjo ekspozitë do të rrijë e hapur nga e Hëna në të shtunën në oraret 10:00- 14:00 & 15:00-19:30 dhe të dielave nga 11:00 deri më 14:00.

Ekspozita do të rrijë e hapur në Naan Gallery deri me 17 Prill, 2024. A.K./TemA

Lini një Përgjigje