SHKODRA/ Ngre siparin edicioni i parë i "Poezi n'festë"

23 Mars 2024, 09:58Kulturë TEMA
SHKODRA/ Ngre siparin edicioni i parë i "Poezi n'festë"

Mbrëmjen e të enjtes, në ambientet e Bibliotekës së Shkodrës « Marin Barleti », në kuadrin e ditës botërore të poezisë u mbajt edicioni i parë i « Poezi n’festë ».

Ideuar nga poetja Arjola Zadrima me mbështetjen organizative të Bibliotekës Publike “Marin Barleti”, festivali i poezisë “Poezi n’festë” bëri bashkë poetë nga Shqipëria e Kosova, si dhe solli poezi të poetëve që jetojnë jashtë Shqipërisë.

Poetët e pranishëm rrëfyen emocionet e tyre përmes bisedës dhe leximit të poezive. Poezitë e autorëve që nuk ishin të pranishëm u interpretuan nga aktorët Merita Smaja dhe Astrit Fani.

Gjatë kësaj mbrëmje iu bë gjithashtu homazh poezisë së dramaturgut, shkrimtarit dhe poetit Albri Brahusha, i cili u nda nga jeta pak kohë më parë. A.K./TemA

Lini një Përgjigje