VIDEO/ Amaneti i Naum Priftit: Ma digjni trupin dhe hirin hidheni në Shqipëri!

24 Mars 2024, 19:40Kulturë TEMA

VIDEO/ Amaneti i Naum Priftit: Ma digjni trupin dhe hirin hidheni në

Ka kaluar një vit që prej ndarjes nga jeta të shkrimtarit Naum Prifti i cili ka rritur dhjetëra breza fëmijësh me tregimet e tij.

Por ne vitet -90 ai u largua nga Shqipëria drejt Amerikës ku qëndroi deri në fund të jetën, por amaneti i tij ishte që trupin t’ia digjnin dhe hirin t’ia shpërndanin aty ku ishte lindur, në Shqipëri.

Gazetarja Greta Topjana në “Profil” ka sjellë historinë e tij, të rrëfyer nga familjarët dhe miqtë.

Naum Prifti lindi në Rehovë të Kolonjës në vitin 1932. Ai që i ri ishte i apasionuar pas letërsisë, ndaj i kreu studimet për Gjuhë e Letërsi Shqipe në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Në vitet 1954-1960 ka punuar si redaktor në revistën Hosteni dhe më pas në revistën “Ylli”. Në vitin 1967-70 ai u dërgua në Divjakë për të punuar si mësues.

Në vitin 1992 ai emigroi në Amerikë së bashku me familjen e tij ku vazhdoi punën. Për 15 vite ka punuar si sekretar i Federatës Panshqiptare Vatra, u angazhua në mbrojtjen e të drejtave të komunitetit shqiptar dhe nuk la pas dashurinë për të penën.

Vajzat e tij Julika dhe Rafaela Prifti kanë treguar për “Profil” se pavarësisht se jetonin në Amerikë prej vitesh ai kthehej në Shqipëri sepse ndihej 100% kolonjar dhe Rehovar. Fatkqësisht gjatë Covid-19 Naum Prifti nuk pati mundësi të vinte në Shqipëri bashkë me vajzat e tij se nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore, ndaj ai u la atyre një amanet:

“Trupin të ma digjni si vëllait Piterit, dhe hirin te ma hidhni mes Shqipërisë dhe Amerikës.“

 

2 Komente

  1. E
    E verteta dhemb....

    E dhive Naum,hiri nuk hidhet mes shurrsave turkoshqipfoles m'Albanistan....!!!

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kozma apollonia

      Naumi kishte vella Petron ,,jo Piterin ,,,ah re Naum ,,,per mua ,,te prehesh ne qimitirjon e fshatit tende ,,afer kishes grekorthodhokse ,,,dhe me kryqin ,,stavrosin ,,mbi varr ,,,,sipas tradites kristjane orthodhokse ,,,,

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje