I është dhënë lamtumira e fundit Jorgo Papingjit, tekstshkruesit të mijëra këngëve të dashura. Të pranishëm ishin dhe Elton Deda e Frederik Ndoci.
Homazhet janë zhvilluar në hollin e Radio Televizionit Shqiptar, aty ku ai kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij artistike. Personalitete të artit, kulturës dhe politikës ishin të pranishëm në lamtumirën e fundit të poetit.
Presidenti Bajram Begaj dërgoi një kurorë në homazhet e zhvilluara për mjeshtrin e madh Jorgo Papingji përsa vlerësoi ndikimin e poetit në shoqërinë shqiptare përmes teksteve në këngët e muzikës së lehtë dhe popullore.
Në emër të Bashkisë së Tiranës ishte i pranishëm në homazhe edhe Aldrin Dalipi i cili shprehu ngushëllimet në emër të kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
Artistët të cilët bashkëpunuan me poetin ndër vite rrëfyen kujtimet me të. “Më vjen keq që Shqipëria është vend i vogël po fatmirësisht ka dhe njerëz të mëdhenj.”- u shpreh Frederik Ndoci.
Papingji në karrierën e tij të gjatë si tekstshkrues numëron mbi katërmijë poezi të mirëfillta të përkthyer në melodinë e tingujve muzikorë. A.K./TemA
poet jo i keq po njeri i peshtire...Zoti e ndjefte...
U prehte ne paqe. E kemi patur Jorgon mesues fizike ne tetevjecare rreth viteve '70.
Poet i mirë, njeri i mirë... Kam punuar me të, ndaj mos flisni kot. Ishte njeri me zemër të madhe.