Arti në Zi! Ndërron jetë Gjergj Sulioti

23 Mars 2024, 13:29Kulturë TEMA
Arti në Zi! Ndërron jetë Gjergj Sulioti

Ka ndërruar jetë në moshën 74 vjeçare tenori Gjergj Sulioti. Ai lindi në Korçë në gusht të 1950 nga një familje me traditë në fushën e muzikës.

Gjergj Sulioti ka qenë një nga Tenorët Kryesorë të Teatrit të Operas dhe Baletit ku ka interpretuar rolet kryesore nëpër opera si: Karmen, Pagliaçi, Rigoleto, Aida, Paja, Otello, Celula e kuqe, Maleve për liri, Skënderbeu e të tjera. Kur ishte ende student debuton në festivalin 14 të këngës me një këngë me muzikë të Ferdinand Dedës.

Ka bashkëpunuar me disa nga emrat më të mëdhenj në fushën e muzikës si Çesk Zadeja, Tish Daija, Lefter Çipa, Avni Mula, Ramiz KovaçI, Vaçe Zela, Ismail Kadare, Luan Zhegu, Agim Prodani.

Më 1978 u emërua solist në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe krahas punës si solist në Opera dhe Ansambël nuk u shkëput kurrë nga muzika e lehtë që ishte dhe pasioni i jetës së tij duke marrë pjesë dhe në shumë festivale.

“Për ne, dhe miqtë e bashkëpunëtorët e tij në TKOB, ai mbeti përherë "Loni" nga opereta "Karnavalet e Korçës" një rol që Gjergji i dha maksimumin, për ta kthyer në një personazh të dashur për publikun. Lamtumirë Gjergj Suljoti, ngushëllime familjes dhe miqve!”- thuhet ndër të tjera në reagimin e TKOB në rrjetin social Facebook. A.K./TemA

2 Komente

  1. B
    Bert

    Lamtumire miku im, dheu te qofte i lehte!

    Përgjigjjuni
    1. M
      Messerschmitt

      R.I.P.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje