Në muzeun e Artit Digjital në qytetin e Korçës janë ekspozuar në një mënyrë të veçantë njëzet e tetë piktura nga Vincent Van Gogh, piktori i njohur hollandez.
Falë teknologjisë u bë dhe i mundur ky ekskurs në pikturat e Van Gogh, impresionistit të madh që tejkaloi kufinjtë e pikturës dhe teknikës me gjenialitetin e vet.
Por jo vetëm kaq, Van Gogh ishte dhe një gjeni i torturuar nga varësia ndaj alkoolit dhe ndaj grave, pëlqente absinthe në veçanti dhe gratë e lëvizshme. Nuk ishte kurrë stabil, dhe siç thotë një gjeni tjetër si Remarque, preferonte të jetonte pa rrënjë.
Një rol të madh luajti në jetën e tij dhe marrëdhënia e tij me të vëllain Theo që ishte dhe mbështetja e tij më e madhe morale dhe financiare derisa Vincenti me shpirt të tradhtuar nuk i kontrolloi më demonët e tij dhe vrau veten në 1890.
Pikturat e tij vijnë në Shqipëri nga muzeu i Amsterdamit, më saktë, Muzeu Van Gogh në Amsterdam, muzeu që mban emrin e tij. A.K./TemA
Lini një Përgjigje