Në Muzeun Historik Kombëtar ditën e pardjeshme kanë bërë një vizitë dy përfaqësues të rëndësishëm nga Ministria e Kulturës së Republikës së Italisë z.Massimo Osanna, Drejtor i përgjithshëm i Muzeve Kombëtarë dhe z.Luigi La Rocca, Drejtor i përgjithshëm i Arkeologjisë, Arteve të Bukura dhe peizazhit.
Ata ishin gjithashtu të shoqëruar nga z.Alessandro Ruggera, Drejtor i Institutit Italian të Kulturës në Tiranë dhe nga znj.Ledia Mirakaj, Këshilltare e kulturës në Ambasadën Shqiptare në Itali.
Z.Osanna dhe z.La Rocca treguan një interes të veçantë për të mësuar më shumë rreth historisë së Shqipërisë dhe si ajo lidhet me historinë e Italisë.
Ata patën mundësinë të njiheshin me etapat e ndryshme historike të vendit tonë, si dhe me objektet më të rralla dhe më të rëndësishme të ekspozuara në pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar. A.K./TemA
historia e shqiperise lidhet me shume me historin osmane ,,,,