Në Tulla Culture me 28 Mars në orën 19:00 do të hapet ekspozita personale e artistit Shkamb Jaka me titull “Technotopia: Is this Hyperreal”.
Kjo ekspozitë është e kuruar nga Labinot Kelmendi dhe bën fjalë për ndërlidhjen e teknologjisë dhe artit që prej antikitetit, biles përdorimin e tyre si sinonime në kontekste të caktuara.
Teknologjia dhe arti njëherazi e shenjojnë karakterin produktiv të të qenit tonë në botë. Kjo ekspozitë synon një bashkim të këtyre formave të shprehjes së qenies. Pyetja që ngre autori është njëherësh dhe përgjigje.
Së pari ekspozita si vend (topos) ku manifestohet kjo veti e qenies (techne poetike) dhe së dyti manifestimi i veprës tekno-estetike duke formuar një simbiozë mes estetikës që është teknike dhe teknikës që është estetike.
Ekspozita nepërmjet këtij manifestimi teknologjik merr kështu padyshim formën e një teknotopie. A.K./TemA
Lini një Përgjigje