Rajmonda Bulku flet: "Shfaqja Lule Sajza dhe kujtesa kolektive"

26 Mars 2024, 08:00Kulturë TEMA
Rajmonda Bulku flet: "Shfaqja Lule Sajza dhe kujtesa kolektive"

Rajmonda Bulku ka dhënë një intervistë për televizionin SCAN ku ndër të tjera ajo ka folur për shfaqjen e re që u vu në skenë në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

“Mundohemi ti fusim dukurinë artistike brenda që të bëhet, pak, të na lehtësojnë dhe në fund të fundit të dalim me një mendim që asnjë gjë nuk duhet harruar, nuk duhet harruar asnjë gjë e bukur, nuk duhet harruar asnjë gjë sepse ato kanë qenë njerëz.

Sidomos kampi i Tepelenës që ka qenë mbushur me gra e fëmijë. Ne kemi një muaj që flasim, flasim, punojmë, punojmë dhe mbas çdo prove thua “pse?’, “pse është bërë kjo gjë?”. Pse, çfarë kanë bërë fëmijët, çfarë kanë bërë një bebe, çfarë kanë bërë gratë, çfarë kanë bërë nënat?

Domethënë, një terror i luftës së klasave që shkonte deri në palcë, deri te bebet e vockla, deri te gratë e pafajshme, deri te fëmijët e pafajshëm.

Do mundohemi që ta sjellim bukur, ta sjellim në teatër në fund të fundit. Teksti nuk është tipikisht si një i teatri, teksti është real, teksti janë rrëfime të njerëzve që kanë mbetur gjallë dhe që kanë rrëfyer.

Ato janë në realitetin e tyre në insert, ndërsa ne jemi në një realitet artistik, dhe kjo ndërthurje edhe me një performancë shumë të bukur të vajzës…asaj bravo i qoftë se është një balerinë e shkëlqyer por është dhe një aktore, është një aktore shumë e mirë.

Është një eksperiencë shumë interesante dhe them që duhet, duhet ta kemi më prezent, në teatër, dhe në film, dhe në hartë, dhe kudo."- ka thënë ajo.

“Lule Sajza” rrëfen dëshmitë e diktaturës, kampit të Tepelenës, bazuar në shkrimet e Agron Tufës dhe regjinë e Endri Çelës. A.K./TemA

1 Komente

  1. z
    zalli

    Bravo ,bravo shume e reja e Gjenarl Josif Pashkos,e rritur nen diktature,t'pakten mos fol e para.....

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje