Qendra e Botimeve për Diasporën, në kuadër të promovimit të gjuhës shqipe, është pjesëmarrëse me botimet e saj në panairin e librit “Leipzig 2024”.
Kujtojmë se Shqipëria pati stendën e saj në këtë event të rëndësishëm për botën e librit. Ajo u përfaqësua atje nga delegacioni i Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, shkrimtarët e rinj e drejtorja Alda Bardhyli.
Ky panair u mbajt në datat 21-24 mars. Më datë 23 mars 2024, ora 16:00 – 17.00, Qendra e Botimeve për Diasporën organizoi aktivitetin me temë “Kuteli dhe Agolli në gjermanisht”, ku ishin të ftuara përkthyesja në gjermanisht e vëllimit me tregime të zgjedhura të Mitrush Kutelit “Tregime të moçme shqiptare”, znj. Andrea Grill dhe përkthyesja në gjermanisht e përmbledhjes me poezi të Dritëro Agollit, znj. Loreta Schillock.
Ky aktivitet synon të promovojë kulturën dhe letërsinë shqiptare në një kontekst ndërkombëtar. A.K./TemA
Lini një Përgjigje