Kevin Hart fiton çmimin prestigjioz "Mark Twain" për komedinë

26 Mars 2024, 08:31Kulturë TEMA
Kevin Hart fiton çmimin prestigjioz "Mark Twain" për

Komedianët vdesin të ngacmojnë njëri tjetrin. Është pothuajse një detyrim për punën dhe pikërisht nga këto ngacmime kishte plot mbrëmjen e të dielës për Kevin Hart ndërkohë që ai u nderua me çmin e 25 për “Humorin amerikan” në Kennedy Center në Washington D.C.

Tiffany Haddish e quajti “leprekaun”. Jerry Seinfeld bëri shaka duke thënë se “nëse e sheh karrierën e Kevin Hart nuk duket si diçka e vështirë për tu bërë”. Chris Rock, Regina Hall, Keith Robinson, Chelsea Handler, Dave Chapelle dhe të tjerët e vazhduan festën.

Komedianët më të rinj ishin më bamirës. Kevin Hart njihet për promovimin e talenteve të pazbuluara, si Dave Burd, një reper që ka pseudonim emrin Lil Dicky. Hart ka investuar në muzikën e tij dhe kjo e ka ndihmuar të krijojë një sitcom të ri. Ashtu si Hart, Burd është rritur në Philadelphia.

“Të rritesh duke parë një ekran me një tip që mendon se është më humoristi në botë dhe më pas të kesh fatin të ndihmohesh nga ai duke të thënë: “Lërmë të të ndihmoj me çdo gjë që di për këtë biznes”. Është diçka që mund ta shihni vetëm në ëndërr.”- tha Burd përpara shfaqjes.

Çmimi Mark Twain për Humor Amerikan konsiderohet nderi më i madh në komedi. Fitimtarët e viteve të kaluar përfshijnë emra si Richard Pryor, Bob Newhart, Whoopi Goldberg dhe Eddie Murphy.

Ashtu si çdo nder i madh, disa fansa të komedisë besojnë që ka pasur neglizhime në përzgjedhjen e emrit. Asnjëri nga Seinfeld apo Chris Rock nuk e kanë marrë çmimin. Mel Brooks e refuzoi. Kennedy Center tha se ai nuk e tha arsyen pse.

Sean McCarthy, që shkruan për komedinë në The Daily Beast dhe Decider thotë që është e papritur që tipa si Don Rickles, Phyllis Diller dhe Joan Rivers nuk e kanë marrë çmimin. Shumë nga fituesit e viteve të fundit, përfshirë këtu Hart, kanë qenë rreth dyzet vjeç kur fituan çmimin. McCarthy do të donte që çmimi të nderonte komedianë më të vjetër që kanë frymëzuar gjenerata më të reja.

“Dikur mendoja që çmimi Mark Twain për Humor Amerikan ishte një çmim që jepej për karrierën e një jetë, ashtu si çmimet e Kennedy Center”, thotë McCarthy. “Dhe atë përshtypje të linte deri në 2010, kur fillua ti japin çmimin njerëzve rreth dyzet vjeç, si Tina Fey dhe Will Ferrell. Tani nuk e di më çfarë kuptimi ka ai çmim.”

Gjatë ceremonisë, komedian pas komediani lavdëruan Kevin Hart për talentin e tij si performues dhe sipërmarrës. Bashkë me komedinë e ti dhe filmat ai gjithashtu është përfshirë në një numër të madh biznesesh përfshirë këtu kompaninë e tij të produksionit, një markë tekile dhe restorante.

Ndërkohë që ai po rritej, babai i Hart më shumë ishte në burg se në shtëpi. Ai thotë që e ka trashëguar etikën e tij të punës nga mamaja. Ajo vdiq në 2007. Nëse ajo do kishte qenë aty, Hart beson që do kishte qenë krenare të shihte të birin të merrte çmimin më prestigjioz të komedisë.

“Mamaja ime është një besuese e fortë që çfarë investon në diçka, atë nxjerr nga ajo”, reflektoi Hart, “Prandaj, prej punës sime, duke e ditur punën time, ajo do thoshte që duhej të ndodhte.” A.K.TemA

Lini një Përgjigje