U zhvillua mbledhja e redaksisë së trashëgimisë e identitetit në kuadër të hartimit të Enciklopedisë shqiptare

26 Mars 2024, 09:06Kulturë TEMA
U zhvillua mbledhja e redaksisë së trashëgimisë e

Mbledhja u zhvillua sot më 25 mars 2024 nën drejtimin e zëvendëskryetarit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akad. Vasil Toles.

Ishin të pranishëm antarët e redaksisë prof. Afërdita Onuzi etnografe, prof. Pirro Misso etnpmuzikolog dhe Artan Shkreli, arkitekt.

Mbledhja u zhvillua në kuadër të udhëzimeve të redaksisë qendrore dhe redaksive vendore, për të hartuar fjalësin dhe për të caktuar autorët e hartimit të zërave.

Anëtarët e redaksisë sipas fushave përkatëse dhanë sugjerime për fjalësin dhe bënë propozime për autorët e mundshëm të tyre, duke hedhur një hap para në plotësimin e detyrimeve për hartimin e një fjalësi të plotë dhe koherent, bazuar në studime të gjera shkencore.

Enciklopedia shqiptare, një ndër tri projektet e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë ka hyrë në fazën e saj më të vrullshme.

Brenda këtij viti do të hartohet fjalësi enciklopedik, duke përfshirë kategorizimin e artikujve enciklopedikë sipas rëndësisë e madhësisë së tyre, e duke u përzgjedhur njëherazi edhe autorët e artikujve.

Synimi është që puna për hartimin e artikujve enciklopedikë të fillojë brenda vitit 2024.
Ky projekt albanologjik me rëndësi kombëtare po realizohet në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës. A.K./TemA

Lini një Përgjigje