Dokumentari "Trup për turp" shfaqet në Peshkopi

27 Mars 2024, 07:57Kulturë TEMA
Dokumentari "Trup për turp" shfaqet në Peshkopi

Dokumentari “Trup për turp” , një dokumentar feminist i suksesshëm i kohëve të fundit është shfaqur ditën e djeshme në qytetin verior të Peshkopisë.

Dokumentari është një bashkëprodhim i Rrjetit të Gazetarisë Investigative në Shqipëri dhe Barraka Productions.

Me regji nga Elton Baxhaku, dokumentari trajton dhunën gjinore në të gjitha format e saj dhe sesi kjo dhunë transformohet në dhunë shoqërore duke na bërë të gjithëve, edhe ne burrave, viktima të saj.

Ky dokumentar është artistik sa dhe historik apo social. Rrëfen në mënyrë të barabartë disa ngjarje që tregohen nga vetë personazhet apo personat që ndërmarrin kështu një gjest të guximshëm politik duke hedhur tutje frikën dhe ndërmarrë një hap denoncimi dhe lehtësuar një pjesë të ndjenjës së fajit, pasi dihet që edhe viktima ka ndjesi faji. A.K./TemA

 

1 Komente

  1. z
    zalli

    kur sexin e ofrojne ne kembim te parave,nuk e kuptoj ku qendron dhuna ketu.

    Lini një Përgjigje