Romir Zalla, Amos Zaharia dhe Gentjan Zenelaj vijnë në produksionin e ri të teatrit të Durrësit

28 Mars 2024, 08:28Kulturë TEMA
Romir Zalla, Amos Zaharia dhe Gentjan Zenelaj vijnë në produksionin e

Në teatrin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit do të shfaqet komedia premierë “Një shtrat plot me të huaj” me autor Dave Freeman. Në këtë shfaqje një rol kryesor ka dhe Amos Zaharia, vëllai i Elia Zaharisë.

Regjisore e këtij produksioni është Adelina Muça, skenografe Laedia Hajdari, kustomografe Lira Zahiri, koreograf Aldo Aliaj, muzika nga Ermal Maho, dekori nga Erti Bejdo.

Përkthyes i shfaqjes është Kastriot Çipi dhe në role kryesore janë Romir Zalla, Gentjan Zenelaj, Amos Zaharia, Alessia Xhemalaj, Mim Marjanaku, Rudina Dembaçaj dhe Selma Bakalli.

Shfaqja do të jetë nga data 28 deri me datë 31 Mars 2024 në teatrin “Aleksandër Moisiu” të qytetit bregdetar të Durrësit. A.K./TemA

 

 

Lini një Përgjigje