Mes shumë duartrokitjesh dhe ovacionesh janë ngjitur në skenë e Teatrit të Operas dhe Baletit gjashtëmbëdhjetë konkurrentët e edicionit të njëzetë të Festivalit Ndërkombëtar të Vokalit Operistik “Marie Kraja” në natën e dytë gjysmëfinale.
Në një spektakël që zgjati rreth tre orë ju dhurua publikut një repertor me muzikë klas që përfshinte veprat më të njohura operistike. Festivali u moderua nga Blendi Salaj dhe Enkeleda Kamani.
Në këtë ekskursion që zgjat në histori u përfshinë për kënqësinë e spektatorit më shumë se gjashtëqind vite muzikë ku këngët klasike në duete elektrizuan sallën.
Juria ndërkombëtare me pjesëmarrëse Zana Çelën dhe Vikena Kamenicën do të përcaktojë finalistët dhe e premtja e 29 Marsit pritet të jetë akoma më spektakolare në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit. A.K./TemA
Lini një Përgjigje