Ditën e djeshme në Europe House Rita Petro, kandidatja e Shqipërisë për çmimin e Bashkimit Europian për letërsinë zhvilloi një takim ku foli për librin e saj.
“Lindur së prapthi” titullohet ky libër që flet për kujtimet e saj të fëmijërisë në regjimin diktatorial të Enver Hoxhës.
Ngjarjet e librit zhvillohen në regjimin komunist dhe tregohen përmes syve të një fëmije. Pjesëmarrësit kishin më shumë mundësi të zbulonin më shumë, duke filluar nga familja e saj dhe historitë e saj, zbulimi i poezive të ndaluara dhe sfidat e jetës nën regjimin e Enver Hoxhës.
Pjesëmarrësit gjithashtu kishin mundësi të bisedonin me zonjën Petro për librin dhe kjo ishte pjesa më e bukur e takimit. Çmimi europian për letërsinë do të shpallet me 4 Prill. A.K./TemA
Wow! Ngjarje e madhe me rezatim kombetar. Pune vrimash e bordellosh te veshura me lavde e pordhe evropjane. Ketu na e katandisen vendin keta bastarde!