Ansambli i Tiranës ka arritur të lërë gjurmë të thella me performancën e tyre të jashtëzakonshme në Festivalin Mbarëkombëtar të Shoqërive Kulturore Artistike dhe Ansambleve të këngëve dhe valleve.
Ky festival titullohej “Flakadani i Karadakut” dhe u mbajt në Kosovë ku skena u shndërrua në një arenë ku kultura dhe arti shqiptar u përfaqësuan denjësisht.
Ansambli i Tiranës me pjesëmarrjen e tyre të zjarrtë dhe pasionin që ndezën në skenë arritën të rrëmbejnë vëmendjen e publikut dhe të jurisë, duke u shpallur fitues të çmimit të parë.
Kjo fitore do të thotë shumë për talentin dhe përkushtimin e anëtarëve të ansamblit. Performanca e tyre ishte një mozaik i këngëve dhe valleve tradicionale shqiptare të cilat u interpretuan me mjeshtëri dhe autenticitet. A.K./TemA
Lini një Përgjigje