Në datë 2 Prill në Teatrin Kombëtar të Operas Baletit dhe Ansamblit kombëtar do vijë koncerti instrumental simfonik.
Drejtoresha e përgjithshme e Teatrit të Operas dhe baletit Abigeila Voshtin dhe Drejtori Artistik i Operës dhe Filarmonisë, Jacopo Sipari di Pescasseroli do lënë kostumet formale për tu ngjitur si artistë në skenë e dirigjim.
Njësoj Etrita Ibrahimi do luajë në pianoforte duke lënë pas pozicionin si përgjegjës e sektorit të solistëve si dhe Ettore Pagano do jetë solist në violinçel.
Ky do jetë një homazh i madh për muzikën e Beethoven me interpretimin e një prej simfonive të tij më të rëndësishme dhe koncertin e trefishtë për piano, violin dhe violinçel. A.K./TemA
Lini një Përgjigje