Në burgun e Spaçit çelet ekspozita "E kaluara e tashme"

30 Mars 2024, 09:13Kulturë TEMA
Në burgun e Spaçit çelet ekspozita "E kaluara e

Në datën 13 Prill në ish burgun e Spaçit në Mirditë do çelet eksozitë me titull “E kaluara e tashme”.

Kjo ekspozitë ngrihet për të qëndruar gjithmonë aty, në Spaç dhe përbëhet nga 49 portretet e ish të burgosurve politikë që janë ende gjallë.

Bashkë me rrëfimet e tyre, këto portrete përbëjnë një skulpturë të vetme të gjallë që mishëron kujtesën kolektive.

Kjo ekspozitë është një akt politik dhe njëherësh një pikë takimi mes së shkuarës dhe të tashmes nëse shihet si një model zhvillimor për suksesin e një shoqërie kur ajo ndahet nga e shkuara e saj.

Ekspozita është konceptuar dhe kuruar nga Arnen Sula dhe Kristian Zara. A.K./TemA

Lini një Përgjigje