Ditën e pardjeshme Aleanca Franceze në Berat ka zhvilluar një takim me shkrimtarin dhe përkthyesin e njohur Balil Gjini.
Në këtë takim, nxënësit bashkë me mësuesit diskutuan për krijimet dhe kontributet goxha të vëllimshme të Balilit në letërsinë shqipe.
Balil Gjini në Shqipëri njihet kryesisht si përkthyes i shkëlqyer nga gjuha frënge por dhe një krijimtar akoma më i mirë nga shqipja.
Ai ka përkthyer autorë që janë edhe klasikë por njëherësh dhe tërheqës si nga filozofia ashtu dhe nga letërsia. Autorë si Milan Kundera (Pavdekësia) apo Emil Cioran (Pohime dhe anatema) ose Michel Tournier (Mbreti i verrishtave).
Për vete ai është dhe poet e shkrimtar ku mund të veçojmë krijimet « Melusina », « Unëgjinjtë » apo dhe « Bishti i dhelprës ». A.K./Tema
Lini një Përgjigje