Flet nipi i Dritëro Agollit: Si i kujtoj unë vizitat e Ramës dhe Metës në darkat familjare!

30 Mars 2024, 21:10Kulturë TEMA

Flet nipi i Dritëro Agollit: Si i kujtoj unë vizitat e Ramës dhe0

Nipi i Dritëro Agollit, Emil Agolli vjen në DritareTV për të rrëfyer të pathëna nga jeta dhe veprimtaria e shkrimtarit, gazetarit dhe politikanit. Emil Agolli flet për takimet e gjyshit të tij me Edi Ramën, Lulzim Bashën, Ilir Metën dhe politikanë të tjerë. Emili zbulon se Dritëro Agolli ka qenë mentori i Ilir Metës.

“Unë mbaj mend periudhën kur gjyshi u shkëput nga politika. Sado ai donte të shkëputej tërësisht nga politika, nuk e linin rehat. Politikanë, deputetë nga të dy krahët vinin në shtëpi dhe kërkonin mendimin e tij. Unë kam qenë shumë i vogël kur gjyshi im ishte në politike. Si politikan ka qenë i drejtë, i pakorruptuar, nuk kishte frikë të thoshte gjërat që mendonte, si për partinë e vet, si për partitë kundërshtare edhe për popullin që ishte mjeran në atë kohë. Unë mbaj mend që gjyshi takohej në shtëpi me Edi Ramën, Lulzim Bashën, me Berishën nuk e mbaj mend, por mik të ngushtë ka pasur vëllanë e tij. Diçka që ma ka treguar vetë Meta është që gjyshi im ka qenë mentori, mësuesi i tij. Iliri ka qenë shok me babanë tim. Edhe Edi Ramën apo Fatos Nanon. Me Nanon ka pasur disa probleme sepse nuk i pëlqeu mënyra se si iu largua politikës ose si e vazhdonte politikën deri sa u largua. Takimet me politikanët shumicën e kohës kanë qenë vizita shoqërore, jo për të marrë këshilla apo mendime se çfarë do të bëhej në politike. Por ka pasur edhe raste kur vinin për te kërkuar mendime.”, thotë nipi i shkrimtarit dhe politikanit në DritareTV.

 

Lini një Përgjigje