Tridhjetë mijë besimtarë ju drejtuan sot sheshit Shën Pjetër për Ditën e Pashkëve

31 Mars 2024, 14:00Kulturë TEMA
Tridhjetë mijë besimtarë ju drejtuan sot sheshit Shën

Më shumë se tridhjetë mijë besimtarë katolikë nga e gjithë bota ju drejtuan sot sheshit Shën Pjetër të Vatikanit.

Ata morën pjesë në meshën e të dielës së Pashkëve drejtuar nga Papa Françesku. Në ceremoni ishin të pranishëm dhe tridhjetë e katër kardinalë, tetëmbëdhjetë ipeshkvë dhe treqind priftërinj.

Pas përshëndetjes liturgjike të kreut të Kishës Katolike u zbulua ikona më e lashtë e shpëtimtarit më të shenjtë që njihet me emri akeropita që përkthehet « jo e pikturuar nga dora e njeriut ».

Më pas Ati i Shenjtë drejtoi meshën tradicionale të pashkëve në fund të së cilës ai hipi në automjetin e tij dhe përshëndeti ato që morën pjesë në aktivitet.

Mbrëmjen e së shtunës Ati i Shenjtë drejtoi meshën solemne të pashkëve kremtuar në Katedralen e Shën Pjetrit.

Gjatë saj ai foli për rëndësinë e besimit tek Jezusi. « Jezusi është pashka jonë, ai që na bën të kalojmë nga errësira në dritë, që është i lidhur me ne përgjithmonë dhe na shpëton nga errësira e mëkatit dhe vdekjes duke na tërhequr në shtysën ndriçuese të faljes dhe jetës së amshuar.

Le të ngrejmë sytë drejt tij, le të pranojmë në ekzistëncën tonë Jezusin, zotin e jetës dhe të ripërtërijmë kohën tonë ndaj tij dhe asnjë gur nuk do të jetë në gjendje të mbysë zemrën tonë, asnjë varr nuk do të jetë në gjendje të mbyllë gëzimin e të jetuarit, asnjë dështim nuk do të jetë në gjendje të na çojë në dëshpërim » theksoi Papa Françesku.

Gjatë procesionit të kryqit të së premtes së zezë Papa Françesku u largua papritur, çka Vatikani e komenton se Ati i Shenjtë u largua si masë paraprake për të siguruar pjesëmarrjen e tij në meshën e të shtunës dhe asaj të së dielës.

Papa Françesku i cili kur ishte i ri pati hequr pjesë të një mushkërie ka patur probleme me traktin respirator gjatë gjithë dimrit. A.K./TemA

3 Komente

  1. S
    Shkoder locha

    Nadja e mire mori shkoder,,, si mbretnesh m’ke njeh kete dite,,,, n’tane boten je me e bukura voter,,,,, si ylber ti sot po shndrit,,,, te koloseu na tuj pi kafe,,, me do shoke na jemi bashke,,, tuj u kenaqe na me llafe,,, tuj festu bajram e pashke,,,, i urojme na shoket tone,,, gezuar pashket, plot begati,,, se n’shkoder te tan thon,,, na jemi nje vllazni,,, se kudo n’sofrat shqiptare,,, sot ne feste kemi,,,, t’bukuren harmoni fetare,,, se vellezer gjithmon jemi

    1. E
      E verteta dhemb.......

      Mooosssss ,"vlla"me nje selcuk turkoshqipfoles!!!!!???Kurre!! Jo per gje,por nese kjo ndodh athere i bi me kon "vlla" me birazeret irakiane, pakistiane,turq, libiane,azere etj kesisoi njethundrake arabe.... gezuar Rramaxonin

    2. m
      martini katolik

      gezuar pashket katoliket ,,,kristos anesti ,,,,se myslymanet presin bajramin ,,,,ne meke te arabise do behet nami ,,,,do ven dhe shum myslyman shqiptar ,,,zoti allah i bekofte ,,,

      Lini një Përgjigje