Ministri Gonxhja shprehet se ikonat e vjedhura janë kopje fallco

31 Mars 2024, 13:26Kulturë TEMA
Ministri Gonxhja shprehet se ikonat e vjedhura janë kopje fallco

Në lidhje me lajmin e vjedhjes së ikonave në Durrës Ministri për Kulturën Gonxhja është shprehur se në asnjë prej fondeve nuk ka mungesa dhe ato që janë vjedhur janë riprodhime amatoreske. Më poshtë reagimi i plotë.

SQARIM: Pas komunikimit zyrtar me institucionet e trashëgimisë kulturore, DRTK/Parqe dhe Muze, lidhur me ngjarjen e bërë publike në media nga Policia e Shtetit, sot (dje) më datë 30 Mars 2024, mbi operacionin e koduar "ikonat", në asnjë prej fondeve pasuri kulturore, në ruajtje apo administrim, nuk ka mungesa apo akte që të kenë cënuar inventaret apo pasuritë në to!


Njëkohësisht, asnjë nga emrat e bërë publik nga policia, si trafikantë të dyshuar të objekteve të sekuestruara në flagrancë, nuk është pjesë e stafit të institucioneve në varësi të MEKI!


Për rrjedhojë, shpresoj në mirëkuptimin e publikut për faktin se në cilësinë e Ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit nuk kam nxituar ende të përgëzoj, aq më tepër sepse duke bërë këtë mund të konfirmoja një lajm, që edhe pse nga Policia e Shtetit, duhet të verifikohet!


Duke uruar, ashtu siç shikohet nga pamjet, që ekspertimi i planifikuar ditën e martë pranë Policisë së Shtetit, të nxjerrë se flitet për kopje fallco apo riprodhime amatoreske,
fundjavë të bukur!

A.K./TemA

2 Komente

  1. S
    Shkembi

    Zoti Gonxhja te mos beje humor. Se pari te na binde qe origjinalet ruhen, pastaj te na rrefej kopjet. Por… origjinalet i shiti Ceka qysh me 1994 te tjerat jane pordhe me rigon.

    1. D
      Detari

      shumica e artit te gjetur nen dhe i gjeni sot ne muzete e greqise. Ka me shume gjetje ilire ne muzeu grek se sa ne muzeun kroat-bosnje-albanistan se bashku, arsyja dihet,

      Lini një Përgjigje