Në Tulla Culture Center është çelur ekspozita “Technotopia : Is this hyperreal?” nga Shkamb Jaka. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri me 21 Prill 2024.
Shkamb Jaka ka lindur në 1997 në Gjakovë dhe pas mbarimit të shkollës së mesme atje u zhvendos në Prishtinë për të vazhduar studimet bachelor dhe master ku jeton dhe punon aktuallisht.
Shkambi ka studiuar në fushën e artit figurative- pikturë në Universitetin e Prishtinës dhe është diplomuar në vitin 2023.
Përveç mbajtjes së dy ekspozitave personale “DisDeKodim” në 2020 dhe “SpookyAction at a distance” në PaperGallery në 2021 ai ka prezantuar punën e tij në ekspozita të ndryshme kolektive si dhe ka qenë finalist në disa konkurse.
Interesat e Jakës shkojnë nga vëzhgimi i sjelljes njerëzore tek përvojat personale dhe eksperimentet e ndryshme shkencore. A.K./TemA
Lini një Përgjigje