FOTOT/ Komedia "Një shtrat plot me të huaj" mbush plot Teatrin e Durrësit

1 Prill 2024, 09:03Kulturë TEMA
FOTOT/ Komedia "Një shtrat plot me të huaj" mbush plot

Komedia “Një shtrat plot me të huaj” e autorit Dave Freeman, premiera në teatrin e Durrësit “Aleksandër Moisiu” ka mbushur plot sallën e teatrit.

Kjo komedi ka një kast ansambël që përbëhet nga Amos Zaharia, Alesia Xhemalaj, Romir Zalla, Mimoza Marjanaku, Rudina Dembaçaj, Selma Bakalli, Gentian Zenelaj.

Freeman është autor i qindar komedive teatrore e televizive ku një ndër më të njohurat për publikun shqiptar mbetet “Alo, Alo”.

Komedia “Një shtrat plot me të huaj” përkthyer nga Kastriot Çipi dhe me regji nga Adelina Muça është një shfaqje me plot situate komike argëtuese për shikuesin. A.K./TemA

Lini një Përgjigje