Nipi i Dritëro Agolli, Emil Agolli ka dhënë një intervistë për Dritare TV ku ndër të tjera ai flet dhe për marrëdhënien që shkrimtari i madh ka pasur me Kosovën dhe si është sjellë ai gjatë luftës dhe më pas.
“Atëherë, lidhja që ai ka pasur me shqiptarët e Kosovës, ashtu i quante, ka pasur një lidhje shumë të ngushtë me ta, i ka pasur shumë përzemër prandaj dhe ka strehuar shumë kosovarë, shumë familje kosovare, të them të drejtën me numër të saktë nuk e di se kanë qenë shumë.
Gjithmonë, edhe kur ka qenë lufta, do të shikoni, dhe në intervistat që ka dhënë, gjithmonë ka qenë shumë mbështetës ndaj shtetit të Kosovës pasi ai i quante ato pjesë të Shqipërisë dhe kur politika e kishte mendjen se çfarë do të bënim ne brenda për brenda me politikën tonë, kush do ishte kryetar etj.etj., gjyshi ka qenë gjithmonë i vëmendshëm ndaj shtetit të Kosovës.”- thotë në intervistë Emil Agolli.
Shkrimtari Dritëro Agolli u tërhoq nga politika pas viteve dymijë pasi sipas nipi të tij ishte nga të paktët politikanë me moral dhe të ndershëm që kujdeseshin për të varfrit. A.K./TemA
Gjyshi yt mor djale ish nje shqiptar i rralle qe vendin e desh me te mirat e te kqijat e veta. Ysh nje nga ata patriote qe ketij vendi i vijne njehere be njeqind vjet. Qofte I paharruar ky push tar i shqiptarise!
Edhe gjyshi im e kishte shume per zemer kosoven e çamerine si gjith gjysherit shqipetare por nuk na mori njeri ne interviste! Mos mburr veten me hijen e gjyshit, na thuaj çfar ke bere ti per kete vend!
Dritero Agolli ishte anti verior dhe anti Kosovar dhe ishte mut muti. U strehuan Kosovart ne Shqiperi pasi i mbante NATO dhe parat e tyre dhe Evropes