Nipi i Dritëroit: Gjyshi me gjyshen kishin marrëdhënie jashtëzakonisht të veçantë me njëri tjetrin

1 Prill 2024, 12:30Kulturë TEMA
Nipi i Dritëroit: Gjyshi me gjyshen kishin marrëdhënie

Emil Agolli ka rrëfyer ndër të tjera dhe për marrëdhënien e veçantë që Dritëroi kishte me të shoqen Sadijen. Sadije Agolli, edhe ajo shkrimtare, ishte gjysma më e mirë apo shpirti binjak i Dritëroit dhe duket se edhe kanë ndarë të njëjtin sens humori.

“Dashuria e tyre ka qenë diçka edhe më shumë sesa rrëfime librash, apo dashuria për librat. Kjo sepse ato nuk ishin më dy persona të ndarë. Ishin një person i vetëm. Pra, më e fortë ishte lidhja e tyre me njëri tjetrin sepse ato më të fortë kishin lidhjen me njëri tjetrin sesa lidhjen me fëmijët, me nipërit dhe me mbesat. Pasi kanë kaluar më shumë sesa gjysmën e jetës bashkë.

Pra, ai thoshte edhe diçka tjetër që kur kalon kaq shumë vite fillon edhe ngjan me njëri tjetrin. Marrin hijen e njëri tjetrit. Marrëdhënia e tyre ka qenë një marrëdhënie që sot vështirë të gjehet. Gjyshja e shoqëronte më shpesh te cigarja më shumë. Por, shiko, gjyshja babain e vet e ka pasur besimtar, që falej, në atë kohë dhe nuk lejohej falja, nuk lejohej fare feja, dhe marrëdhëniet me alkolin i kishin zero, madje të të tregoj dhe një histori të bukur.

Në fillimet e tyre kur janë njohur e merr vesh, dmth, dhe babai i nënës dhe i thotë unë jam lidhur me këtë person, e dua, do martohem. Gjyshi shkonte shpesh edhe në Shkodër sepse nëna është nga Shkodra. Shkonte në Shkodër dhe ulej në një lokal aty që e kishte fiksuar dhe pinte kafen, pinte cigaren dhe ndonjë gotë raki.

Historia fillon këtu që vjen babai i Sadijes dhe thotë “kush është aty brenda?”. “Dritëroi, po pi raki ëshë ul me shokë e kshu”. Atij I ikën truri dhe i thotë nënës, kshu kshu. Shkojnë ditën tjetër gjyshi me nënën dhe pyesin te lokali. “Kush është ul aty?” “E mo është ul një shkrimtar, një Dritëro Agolli si e ka, po pi.” Dhe gjyshi kthehet nga nëna. E shikon? Po mthot mu që është ul Dritëro Agolli e po pi raki jo mo ti thotë të tjerëve.”- tregon, ndër të tjera, dhe një anekdotë Emil Agolli. A.K./TemA

 

 

Lini një Përgjigje