Emil Agolli: Ju tregoj veset e Dritëroit

1 Prill 2024, 12:16Kulturë TEMA
Emil Agolli: Ju tregoj veset e Dritëroit

Emil Agolli nipi i Dritëro Agollit, shkrimtarit të famshëm, autorit të “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, “Arka e djallit” dhe “Njeriu me top” (gjithashtu i ekranizuar në 1977) ka folur ndër të tjera në një intervistë për Dritare Tv dhe për veset e shkrimtarit.

“Marrëdhënia e tij me alkolin dhe cigaren ka qenë një marrëdhënie dashurie, le të themi. Cigaren e kishte të pandashme sepse cigarja, sipas tij, edhe sipas meje, unë prandaj nuk e le dot cigaren, të nxit krijimtarinë, pra, nëqoftëse ti je duke menduar, nëse ndez dhe një cigare hyn në tjetër botë.

Kurse marrëdhënia me alkoolin ka qenë diçka më ndryshe, alkolin e pinte vetëm kur ishte në shoqërinë e njerëzve. Pra, nëse do ishe shoqe e Dritëro Agollit patjetër do e kishe një gotë raki.

Kur shkruante asnjëherë nuk pinte. Mund të pinte një gotë sa të mos ti dridhej dora. Por për të pirë në mënyrë shoqërore, nuk pinte kur shkruante.”- është shprehur Emili. A.K./TemA

 

1 Komente

  1. S
    Shkembi

    Driteroi kishte nje ves te madh: ishte patriot I shkekqyer

    Lini një Përgjigje