Nipi tregon për jetën e panjohur të Dritëroit, djali tjetër dhe martesa me rusen

1 Prill 2024, 13:20Kulturë TEMA
Nipi tregon për jetën e panjohur të Dritëroit, djali

Nipi i Dritëroit ka rrëfyer në fund të intervistës për Dritare Tv edhe faktin e panjohur, ose rrallë të njohur, që Dritëroi ka pasur dhe një djalë tjetër me një shtetase të huaj.

“Gjyshi kur shkoi në Rusi për studime në Shën Peterburg u dashurua si djalë i ri që ishte, u dashurua dhe u martua me një grua ruse. Erdhën këtu dhe gruaja ruse u bë mësuese e gjuhës shqipe. Bënë një fëmijë. Djali i parë i gjyshit tim, deri në moshë 6-7 vjeçare ka qenë këtu, në Shqipëri, më pas u prishën marrëdhëniet me Rusinë në atëkohë dhe u detyruan të ndaheshin.

Ose të shkonin atje bashkë dhe të mos ktheheshin në Shqipëri, ose të ndaheshin. Çdo rus që ishte këtu në Shqipëri u detyrua të largohej. Po ashtu dhe djali i parë i gjyshit. Ai shkruante vazhdimisht letra. Gjyshi i lexonte por nuk i lejohej ti kthente letrat mbrapsht, ti kthente përgjigje. Pra, llogarit, tridhjetë vite të mira, letra të shkruara nga djali i tij dhe pa përgjigje. Sepse nuk mundej tia dërgonte letrat. Ato janë takuar më vonë pas tridhjetë vitesh.

Gjyshit ju dha mundësia të shkonte në një delegacion në Rusi. Janë takuar disa herë. Po ashtu dhe babai im ka shkuar disa herë pasi dhe ai ka dashur të krijojë jetën e tij. Doli jashtë, bëri shëtitjet e veta dhe u kthye prapë në Shqipëri, që u hap pastaj dhe libraria dhe lokali. Fatkeqëisht ai u nda nga jeta nga kanceri në mushkëri dhe nuk arriti të jetojë një jetë të gjatë. Për mendimin tim e ka pasur si lloj pengu që e ka lënë djalin të vetëm pa baba në Rusi.” – përfundon Emil Agolli. A.K./TemA

3 Komente

  1. T
    Trapajane hesapi

    Po ate foto e studimeve me uniforme ushtarake ne BS a na i shpjegon dot ,o nipce?Mbaj mend qe kushte garden toger,si Driteroi dhe Ismaili.

    1. I
      ILIR

      Driteroi poet i mire dhe pijanik i perditeshem.

      1. j
        joel shkodra

        Edhe nipi nuk eshte krejt i sakte. Se pari, ka shume njerez akoma gjalle qe e dine se Driteroi ka pasur gruan e pare ruse dhe nje djale me te. Nder ta jam edhe une. Se dyti, rusja - qe quhej Nina Aleksandrovna - nuk ka qene mesuese e gjuhes shqipe (siç thote nipi), por mesuese e gjuhes ruse (gjuhes se saj). Nder ata nxenes te saj kam qene edhe une te gjimnazi "çajupi" ne Tirane.

        Lini një Përgjigje