Emil Agolli: Dritëroi ishte bektashian dhe shumë krenar që ishte fshatar

1 Prill 2024, 12:58Kulturë TEMA
Emil Agolli: Dritëroi ishte bektashian dhe shumë krenar që ishte

Emil Agolli ka folur dhe për marrëdhënien që Dritëro Agolli kishte me besimin dhe për dashurinë e pakufi që kishte ai për fshatin nga vinte, Devollin, të cilit i ka kushtuar dhe shumë poezi, kujtojmë këtu “Këngët e buzëqeshjes” apo dhe “Baladë për tim atë dhe për vete” kur Dritëroi përshkruan me shumë pasion dhe për rininë e tij në fshat.

« Gjyshi im më shumë besonte tek natyra. Pra, besonte te rimëshirimi, ringjallja a si po e themi. Pra, nëse ti vdes, ti bëhesh një flutur. Më shumë nga besimi bektashian. Besonte në një lloj energjie që është e mbinatyrshme, nuk është energjia që ne njohim dhe shofim, por besimi mysliman, i krishterë etj. etj. nuk kishte një besim të ndarë.

Atëherë, vendlindja e gjyshit ka qenë një pjesë thelbësore e krijimtarisë së tij dhe pjesë thelbësore e se kush ai ishte. Pra, ai identifikohej si fshatar. E quante veten. Unë e kam nder të më thonë fshatar. Edhe po të isha nga qyteti, ku ta gjeja të më thoshin fshatar sepse e donte shumë pjesën e fshatit.

Ai e ka pasur aq shumë qejf fshatin sa para se të shkonte në studime për gazetari, të fillonte të shkruante e të botonte, ai ka dashur të bëhej veteriner. Sepse lidhja e thellë që ai kishte me fshatin dhe me kafshët ka qenë një lidhje, siç e kam dhe unë, të trashëguar, vdes për kafshët. Kalin e kishte krijesën e tij të preferuar. Pra, nëse do të donte të jetonte një jetë tjetër, do donte të ishte kalë. Madje dhe ka shkruar për kuajt.

Atëherë, nëse do flasim për shtëpinë origjinale të tij, ajo shtëpi nuk ekziston më pasi në periudhën e tranzicionit që donin të merrnin shpiat etj etj, stërgjyshi jonë e shembi shpinë dhe tani është në projekt për tu kthyer në muze. Ka disa vite. Qejf do kisha që të bëhej se e para e punës i shton turizmin zonës. Por, jemi në pritje. Jemi në pritje dhe për shtëpinë këtu në Tiranë. Do doja ta përgëzoja kryetarin e bashkisë Erion Veliaj që po bën një punë shumë të mirë me shtëpinë këtu në Tiranë »-thotë nipi i Dritëroit. A.K./TemA

5 Komente

  1. D
    Detari

    Domth ishte turko iranian ok e paska pire dhe driterija sherbetin e sullton novruzit me dhalle te prishur te baba mondit.

    1. S
      Shkembi

      O qelbesire, Driteroi mbetet drite e shprese e ketij vendi

      1. J
        Jorgo

        ishte SHQIPTAR tipik! I lashte sa natyra dhe bir e adhurues i saj... jo i perrallave me Hava/Eva dhe Adem/Adam...

        1. M
          Mjeku

          Ti mos harro te pish ilaçet rregullisht se semundjet mendore jane kronike. He xhan…

        2. W
          Washington

          E cdo te thote bektashian ?

          Lini një Përgjigje