Këngëtarja e serenatave rrëfehet: Më detyruan të heq gërshetat

2 Prill 2024, 08:22Kulturë TEMA
Këngëtarja e serenatave rrëfehet: Më detyruan të heq

Lazarela Deti ka dhënë një intervistë në RTSH ku ka zbuluar dhe një detaj pikant ndër të tjera. Ajo ka folur për stilin e saj të flokëve.

“Kshu kam qenë e thjeshtë, lezetin, dhe i kam hequr gërshetat në moshën 26 vjeç. Deri 26 vjeç kam pasur gërsheta. Mi ka hequr Vera Grabocka. Më tha, Lazarela, nëse vjen në 12 në Hollivud me gërsheta, të mos vish.”- është shprehur ajo.

Ajo duket se i ka hequr gërshetat pas plot njëzet vjetësh me kërkesë të regjisores së njohur Vera Grabocka.

Lazarela Deti është këngëtare e muzikës popullore, kryesisht muzikës së jugut dhe Seranatave Korçare. A.K./TemA

2 Komente

  1. L
    Labi

    Sigurisht eshte nje detaj njerezor prej nje emri dikur të dëgjuar te këngës. Por kam përshtypjen se po spekullohet mjaftueshëm me konceptet "komuniste te kohës! Bota shqiptare ishte jo aq e emancipuar dhe i ashtuquajturi socializëm qe ndertuar me njolla të mëdha patriarkalizmi. Kjo qe ideologjia. Po të shtojmë pastaj konceptet pesonale të individëve, kjo dukuri bëhej edhe më e thellë. Veç nuk duhet harruar se ngjarje të tilla kujtohen sot pas 40-50 vitesh. Shoqëria shqiptare ka ndryshuar aq shume drejt lirisë së individit sa shpesh e përdhunon atë. Unë mund të tregoj shkurt këtu një ngjarje tjetër të kundërt. Ishte koha kur në krye të institucioneve vendoseshin emra pa shumë kulturë që vinin nga klasa punëtore. Kështu me simpatinë e vet Enver Hoxhës, një grua e re u emërua sekretare e komitetit të partisë sepse kishte gërsheta shumë të bukura. Ja pra ku e veçanta, e bukura, apo eshëmtuara përbënin thelbin e personalitetit... Nuk duhet spekulluar me kohërat. Askush nuk flet sot për gratë e veshura me çitjane, - madje edhe motrat e mbretit Zog, sepse ato quheshin "krenari" kombëtare. Historia njerëzore është e mbushur me të tilla regresione të cilatduhen pranuar si "parime" të historisë dhe kohës..

    1. H
      Hekri

      Mos, ça paska heq dhe kjo e shkreta. S'e paska marr më veten. Jan trauma te mdhaja kto. Po shyqyr paska shpetu gjall.

      Lini një Përgjigje