Rikonstruktohet salla e Orkestrës Simfonike

2 Prill 2024, 08:44Kulturë TEMA
Rikonstruktohet salla e Orkestrës Simfonike

U krijua në vitin e largët 1962 si një aset kombëtar. Kontributor për kolonat zanore të filmave artistikë që i shërbenin kohës por edhe radiotelevizionit që ishte i krijuar po në ato vite.

Një histori suksesi që erdhi deri në ditët tona por për tu harruar dhe lënë në një sallë që shërbente vetëm për realizimin e provave. Tashmë Salla e Orkestrës Simfonike është rikonstruktuar dhe ka standarde bashkëkohore.

« Burimi i ajrit vinte në kundërshtim me zërin, vendosja e okestrës për ta stabilizuar atë, dhe kushtet e saj erdhën duke u degraduar dhe nuk i linte njeri përgjegjësi kohës »- është shprehur Zhani Ciko.

Një sallë sa klasike aq dhe moderne, sa unikale nga parametrat akustike aq dhe madhështore mbresëlënëse televizive.

Salla tanimë është gati për çdo stinë koncertore. Digjitalizimi i sallës së orkestrës ishte pjesë e rikthimit në identitet të gjithë ambienteve të tjera rrotull saj që tashmë ka marrë formë për ta kthyer orkestrën në epokën digjitale. A.K./TemA

Lini një Përgjigje