Çelet ekspozita me foto nga thesaret e Ikonografisë në Parkun Arkeologjik Kombëtar të Apollonisë

2 Prill 2024, 08:20Kulturë TEMA
Çelet ekspozita me foto nga thesaret e Ikonografisë në Parkun

U hap në ambientet e Trapezarisë në Parkun Arkeologjik Kombëtar të Apollonisë në Fier ekspozita me foto nga thesaret e ikonografisë që ruhen ne Muzeun Ikonografik Onufri.

Ky aktivitet vjen si bashkëpunim mes dy institucioneve (Parkut Arkeologjik dhe Muzeut Ikonografik Onufri) në nderim të 100 vjetorit të fillimit të gërmimeve arkeologjike nga Leon Rey.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për një muaj si një mundësi e mirë për të promovuar Muzeun Ikonografik Onufri në një nga parqet arkeologjike më të vizituara në Shqipëri.

Ikonografia është një nga artet më autentike të vendit tonë dhe si e tillë ka përgjegjësinë të mbartë traditën e saj në shekuj. Ky projekt vjen me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. A.K/TemA

 

1 Komente

  1. b
    bucima

    Thesaret u zhduken, kane ngelur vetem fotot.

    Lini një Përgjigje