Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit popullor i bashkohet muajit të ndërgjegjësimit ndaj Autizmit

2 Prill 2024, 09:26Kulturë TEMA
Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit popullor i bashkohet muajit

Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit popullor i është bashkuar Muajit të Ndërgjegjësimit ndaj Autizmit.

Kryefjalë e këtij muaji do të jetë konkursi ndërkombëtar vokal që vjen për herë të parë në Shqipëri “Voci Mascagnane”.

Sipari do të hapet me “Bethoven Celebration” për të vijuar më pas me Festivalin e Muzikës Baroke “ALBa”.

Më pas do të vijë opera “La Boheme” si rivënie në skenë përgjatë gjashtë ditëve. Ansambli popullor do të jetë në turne, që nga Tirana e gjer në Ulqin me këngë e valle popullore shqiptare.

Kalendari i aktiviteteve do të përfshijë të gjitha grupmoshat dhe do ketë plot aktivitete. A.K./TemA

Lini një Përgjigje