Margarita Xhepa, ikona e teatrit dhe kinematografisë shqiptare ka festuar dje ditëlindjen e 90-të. Ajo, e rrethuar nga miq e dashamirë duket e lumtur në foto.
Margarita Xhepa ka rreth njëqind produksione në teatër e kinema në CV-në e saj por kjo nuk e pengon të jetë në formë.
Edhe Ministri për Kulturën Blendi Gonxhja ka marrë pjesë në ceremoni duke e uruar ikonën e "Gjeneral gramafonit" në rrjetin social facebook. Më poshtë urimi i plotë.
"Margarita Xhepa, ikona e kinematografisë e teatrit shqiptar, feston sot 90-vjetorin e ditëlindjes! Artistja e cila i dha jetë e përjetësoi aq shumë personazhe që jam i bindur, janë skalitur thellë në kujtesën e miliona shqiptarëve.
Kush ka pasur fatin ta njohë nga afër Margaritën, e di edhe më mirë se çdo personazhi i ka dhënë aq shumë nga vetja, duke përcjellë në rolet e saj urtësinë, qetësinë e dhembshurinë, klasin e finesën."
A.K./TemA
Madheshtore...... Sofija loren vjen pas Margarites
Jo ore ??? Si nuk e dinim dhe na ka shpetuar ...sot nuk shkohet me hipoteza dhe me" nese "vec nje keshille ...mos ngatero kurre FIAT me FERRARIN se do te marin per .......te mira jane nostalgite nga e kaluara e filmave tane , te mira jane ndjenjat patriotike , dhe cdo gje reth aktores ...vec i mire eshte dhe realiteti ...sinqerisht po ta them , do te kisha shume deshire ta besoja kete qe shkruan ...vec do te ishte peralle , dhe perallat nuk besohen dhe nuk kane asnje emerues te perbashket me realitetin ...
Jetë të gjatë,mbretëreshë!Me Ju u rritëm dhe u edukuam,mësuam,jetuam.E quaj veten me fat që në jetë njohëm personazhe si Ju,që na përcollët mesazhe aq të bukura.Respekt për të gjithë Ju!
Eshte Meril Stripp shqiptare! Edhe ???? te behet, respect pa fund per kete aktore te madhe!
100-të të të shohë mirë e me shëndet të plot patriote dhe pastaj shohim për më tutje. Lavdi veprës tuaj dhe brezit që përfaqsoni!
Gëzuar datëlindjen e 90-të! Shumë vite të lumtura t’u shtofshin!
Me jepet rasti ne kete jubile ta uroj me zemer kete ikone arti...
Yll qe s' shuhet nje chapo per xhepen
Margarit si e ke emrin ashtu ke qene edhe si petson e si artiste.Te uroj jete te gjate e te lumtur.Respekt per jeten tende si artiste e pa arritur.
Ikona e Gjeneral Gramafonit? O idiote, aty ka nje rol periferik si gruaja e prefektit. Bageti te palexuara e te pashikuara...
Margarita e ka qarë rolin tek "Zonja nga fshati".
Aktore e madhe