VIDEO: Petrit Çarkaxhiu rrëfen përballjen e parë me Shqipërinë, ishte traumatike

3 Prill 2024, 08:22Kulturë TEMA
VIDEO: Petrit Çarkaxhiu rrëfen përballjen e parë me

Petrit Çarkaxhiu, pjesëtari i grupit muzikor Jericho ka dhënë një intervistë në Dritare TV me Rudina Xhungën ku ai, përveç shakave dhe pyetjeve të ndryshme ka rrëfyer dhe eksperiencën e tij në përballjen e parë me Shqipërinë.

Për herën e parë kur muzikanti dhe kompozitori kosovar me stilin e veçantë dhe dialektin geg erdhi në vendin tonë ai ka folur sa më poshtë.

“Nuk ishte me Kukësin, ishte me Peshkopinë, erdha nga Dibra, ishin vitet e 90-ta, viti 94, ishte pak problematike kjo puna e kalimit të kufirit, pasi gjasat ishin që me u marr në pyetje, me përfundu në polici të Kosovës prej policisë serbe.

Kështu, kjo ishte njëra prej opsioneve me ju largu asaj. Atij problem. Isha me familjen. Meqënëse babi ishte me punë në Tiranë prej ’93 dhe mandej na solli dhe familjen dhe unë prej ’94 në ’96 jetova në Tiranë.

Ka qenë traumatik, kurrë nuk e harroj kontaktin e parë, sidomos duke marrë parasysh, po ma merr mendja që Peshkopia ka qenë në një situatë më të vështirë se Tirana edhe përgjatë regjimit por dhe në ato vite kur unë u futa për herë të parë në Shqipëri.

Edhe kontakti me urbanen e Shqipërisë, gjendjen ekonomike me të cilën po kalonte në atë periudhë tranzicioni Shqipëria. Pastaj dhe rruga prej Peshkopisë drejt në Tiranë gjithashtu ka qenë një tmerr. As përafërsisht nuk është si ka qenë.

Jojo. Duhet të jemi plotësisht të sinqertë edhe të jemi të vetëdijshëm që është bo nji hap jashtëzakonisht i madh në këto tridhjetë vitet e fundit edhe shyqyr që është ashtu.

Peshkopia më goditi, pikërisht dhe shoku i asaj që ne jemi rrit duke idealizu Shqipnin meqënëse


ajo çka kemi pa ka qenë shumë mirë e censurume, edhe pse një parapërgatitje ka ekzistu ma herët prej babit meqënëse ai është marrë me muzikë, ka qenë në ’78 nëse nuk gaboj, në një turne në Shqipëri me një shoqatë muzikore dhe ka fol mirëpo në Kosovë nuk ka qenë mirë me fol keq për Shqipninë.

Populli, nëse dikush ka ardh me një fjalë të keqe për Shqipninë atë njeri e kanë margjinalizu për shkak se ajo ka prek atë ndjenjën e patriotizmit. » - ka përfunduar Çarkaxhiu.

A.K./TemA

 

Lini një Përgjigje