SHKODRA/ Vetëm tre ditë na ndajnë nga çelja e ekspozitës së fotografëve italianë në Muzeun Marubi

3 Prill 2024, 08:59Kulturë TEMA
SHKODRA/ Vetëm tre ditë na ndajnë nga çelja e

Na ndajnë vetëm tre ditë nga çelja e ekspozitës “Felice Beato dhe Adolfo Farsari: dy italianë në Lindjen e Largët”. Fotografë e aventurierë, Felice Beato (1832-1909) dhe Adolfo Farsari (1841-1898) japin një kontribut të rëndësishëm në njohjen e Japonisë e cila që prej vitit 1854, kishte thyer izolimin dy shekullor nga pjesa tjetër e botës

Ekspozita do të hapet në Muzeun Kombëtar të Fotografisë Marubi në qytetin verior të Shkodrës me konsulente shkencore Rossella Menegazzo, Rossella Menegazzo është profesoreshë e asociuar e Historisë së Artit Aziatik në Universitetin e Milanos që nga 2012. Është emëruar Drejtuese e Departamentit të Kulturës në Pavijonin Italian të Expo 2025 në Osaka.

Peizazhe, ritual, tradita do të vijnë përmes imazheve magjike të Japonisë nga arkivi i Fondazione Alinari per la Fotografia.

Këtë të premte, të premten e kësaj jave, me 5 Prill 2024 në orën 19:00 kjo botë e re, një botë pothuajse ekzotike dhe orientale ndryshe nga bota tërësisht urbane që ne njohim do të na paraqitet nga ky bashkëpunim i Muzeut Marubi, Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe inovacionit me Institutin Italian të Kulturës në Tiranë.

A.K./TemA

Lini një Përgjigje