Ali Oseku, piktori i njohur dhe një prej artistëve më emblematikë dhe më sharmantë të viteve të fundit ka ndërruar jetë dje.
Fatkeqësisht ai nuk ka arritur dot ta fitojë betejën me sëmundjen e rëndë. Ali Oseku lindi në Tiranë në një familje me origjinë kosovare nga Gjakova.
Mbaroi liceun artistik në vitin 1963 ndërsa Institutin e Lartë të arteve në 1960. Pas studimeve fillon punë si skenograf në Teatrin e Operas.
Në 1963, u dënua me burg në valën e ndëshkimeve shtetërore në art dhe kulturë. U dënua me burg deri në vitin 1979 dhe pas kësaj periudhe punon si punëtor i thjeshtë deri me ndërrimin e regjimit. Pas viteve nëntëdhjetë do të ishte një nga zërat më aktivë në jetën artistike të vendit.
Ngushëllimeve iu është bashkuar dhe ministri Blendi Gonxhja ku ka shkruar: “Lamtumirë Ali Oseku! Një mjeshtër i pazëvendësueshëm i ngjyrave dhe formave dhe i një pune plot pasion dhe talenti të jashtëzakonshëm!
Krijimtaria e Prof. Osekut, është burim frymëzimi dhe pjesë e një trashëgimie kulturore që nuk vdes kurrë, e cila do të vijojë të ndriçojë rrugën e artit për brezat e ardhshëm. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe kolegëve!
U prehsh në paqe Mjeshtër!”.
A.K./TemA
Lini një Përgjigje