Kirsten Dunst: "As nuk e çoja në mend të kërkoja pagë të barabartë"

3 Prill 2024, 10:50Kulturë TEMA
Kirsten Dunst: "As nuk e çoja në mend të kërkoja

Ylli i Hollivudit Kirsten Dunst ka thënë që u rrit në një kohë kur ekzistonte akoma një “hendek rrogash” mes asaj dhe kolegëve të saj meshkuj.

Ajo tha se po paguhej më pak se kolegët e saj meshkuj megjithëse kishte më shumë sukses në box office, me filma si Jumanji (1995) dhe Bring it on (2000).

“Isha shumë e re dhe mendoja në atë kohë, nuk ke çi bën?” thotë ajo. “Isha 17 vjeç dhe akoma po mësoja për vendin tim në kinematografi, as nuk e mendoja të pyesja ndokënd.”- shtoi ajo.

Dunst i është referuar më parë diferencës në pagë mes asaj dhe aktorit Tobey Maguire, me të cilin luajti në një film në Spider-Man në 2002, si “shumë ekstreme”.

Alex Garland, që është regjisori i filmit të ri që po luan Dunst, në filmin e tij të fundit “Civil War” ra dakord që kishte qenë një problem thelbësor “por askush nuk e vuri në pikëpyetje, ekzekutivët meshkuj nuk e vunë në pikëpyetje, këto ishin të gjithë opinione të trashëguara, nuk ishin të menduara.”

Dunst luan rolin e një fotografeje lufte që dokumenton Shtetet e Bashkuar në zgrip të shkatërrimit dhe të rënies.

Ylli thotë që filmi distopik është “një paralajmërim” për çfarë mund të ndodhë. Filmi “i lë njerëzit me shumë gjëra për të menduar” dhe është “shumë prekës, dhe realist në lidhje me punën e gazetarëve”- thotë aktorja.

Dunst, 41 vjeç, thotë se është diçka e re që personazhi që ajo luan është personazhi kryesor në një film aksion dhe jo një “zonjushë në vështirësi”.

Ajo është frymëzuar për rolin nga korrespondentja e famshme e luftës Marie Colvin. Në film, forcat e qeverisë amerikane po luftojnë forcat separatist “Perëndimore” që drejtohen nga Teksasi dhe Kalifornia.

Lufta civile në titullin e filmit duket të jetë ndezur nga presidenti, që luhet nga Nick Offerman, që e ka grisur kushtetutën duke shërbyer për një mandat të tretë në zyrë (askush nuk lejohet të shërbejë si president më shumë se dy herë).

Paralele janë hequr me politikën e tanishme të SHBA dhe ngjarje si 6 Janari (kryengritja) kur mbështetës të Donald Trump sulmuan ndërtesën e Kapitolit në Washington DC.

Por Garland, që gjithashtu e ka shkruar filmin, thotë që tematika nuk është vetëm për SHBA.

“Filmi vendoset në Amerikë por ai në të vërtetë është për dy gjëra. Është për gazetarët dhe polarizimin. Politikat populiste dhe polarizimin që na çuan në ekstremizëm dhe mendim ekstremist.”

Garland që ka shkruar 28 Days later dhe Ex Machina, shton: “Kjo po ndodh në Amerikë por po ndodh dhe këtu (Britani) dhe po ndodh këtu ka shumë kohë, po ndodh në të gjithë Europën, Lindjen e Mesme, Azi. Mund të listoj vendet ku kjo do ishte e vërtetë”.

Ai shton se gazetaria është “nën sulm”, diçka të cilën ai e gjen “të çuditshme, të frikshme dhe të rrezikshme.”

“Ka njerëz që thonë “mos i besoni BBC” e gjithashtu rastis në vende ku do sulmohesh dhe kritikohesh nëse thua gjëra të drejta për organizatën e lajmeve të cilës i përket”.

Regjisori thotë që ai po përpiqej të tregonte “gazetarë të stilit të vjetër” që dokumentojnë çfarë po ndodh, pa paragjykime apo opinione, apo pa lënë të tjerët të interpretojnë atë çka bëjnë.

“Civil War lëviz në mënyra që i kishit harruar se filma të këtij kalibri mundeshin”, shkruan ai, “me ndjeshmëri për personazhet kryesorë dhe një intelekt të errët, kurioz, dhe një gatishmëri të përnjëhershme për të intriguar audiencën në çdo moment.

“Çdo pjesë e udhëtimit luan me suspansën dhe luftën me zjarret, të skenografuar në një zgrip surreal.”

Dunsti është rritur përpara kameras, duke e filluar karrierën e saj kur ishte tre vjeç. Ajo thotë se pabarazia nuk është i vetmi problem në lidhje me seksizmin në industrinë e filmit.

Një nga rolet kryesore të Dunst kur ishte akoma rreth të njëzetave ishte në filmin biografik të 2006 me regji nga Sofia Coppola “Marie Antoinette”.

Ajo luajti rolin kryesor dhe thotë që filmi u shmang nga kritika. “Njerëzit që po shihnin filmin ishin mosha ime, nuk ishin kritikë filmi. Kritika ishin pleq. Prandaj, për mua, njerëzit që shijuan Marie Antoinetten janë rritur tashmë dhe e duan filmin, por nuk ishin kritika.”

“Ne u rritëm në një botë ku gjithçka ishte e bërë nga burrat.”- thotë ajo. Por Dunst mendon se kohët kanë ndryshuar: “Shpresoj që mënyra sesi i kam hapur rrugë vetes do të ndihmojë aktore të tjera”. “Civil War” do të dalë në Britani, Amerikë dhe Kanada në 12 Prill. A.K./TemA

1 Komente

  1. T
    Treni

    Nuk e di tamam tamam për të tjerat, por te filmi Spiderman, kjo është thjeshtë aktore suporti, ndaj nuk e kuptoj sesi do paguhej njëlloj me personazhin kryesor. Skenat e atij tipit (Tobi me emër nëse nuk gaboj), janë shumë më të shpeshta. Njerëzit shkonin me parë filmin për Spiderman, jo për Meri Xhein. Këto nuk kanë sens. Është sikurse ai aktori shqiptar te filmi Mother të kërkonte rrogë të barabartë me Xhenifer Laurenc sepse ishte aty vetem për një skenë.

    Lini një Përgjigje