FRANCA/ "Cannabis" në France 5 dhe France TV, duhet legalizuar apo ndaluar Mathieu Kassovitz pyet

3 Prill 2024, 09:56Kulturë TEMA
FRANCA/ "Cannabis" në France 5 dhe France TV, duhet legalizuar

Pavarësisht një politike repressive, Franca mban një record europian për numrin e konsumatorëv të kanabisit (6 milionë të deklaruar).

Përkundrazi, Kanadaja është bërë, me ndikimin e Kryeministrit të saj Justin Trudeau, vendi i dytë pas Uruguajit që legalizon Kanabisin në 17 Tetor të 2018 dhe në 2023 Gjermania ka legalizuar kanabisin rekreativ.

A duhet ndaluar? Legalizuar? Kineasti Mathieu Kassovitz pyet në dokumentarin e tij të ri (90 min; 2024) Ai që rivendikon të drejtën e dyshimit nuk e fsheh dot një sfidë dhëmb për dhëmb me mediat, është i bindur miku i tij Antoine Robin, regjisor, që e ka ndjekur një vit në Kanada, Marok (prodhuesi më i madh në botë), në Spanjë, në Hollandë dhe në Tailandë.

Pa kufizime ideologjike apo editoriale, ato na sjellin një dokumentar të dendur dhe inteligjent me lirinë e të qenit të paprecedent dhe euforindjellës, thotë në Web-in e serisë.

“Të enjten 11 Maj 2023, do jetë bukur në Otava”. Përpara kamerës dhe në komentim, Mathieu Kassovitz vlerëson intervistën njëorëshe me Kryeministrin e Kanadasë dhe të dhënë në fund të filmit.

Ndërkohë, filmi është strukturuar me vende të ndryshme si Maroku, Hollanda, Kanadaja dhe debuton në Francë, ku “vlerësohen rreth 4000 vende ku shitet kanabisi” sipas avokatit Steeve Ruben. “Dy herë sa numri i McDo” plotëson Eric Henry, i deleguar i policisë kombëtare, teksa jep detaje për politikën “vend i pastër” i qeverisë.

Në Francë gjithmonë, Mathieu Kassovitz shoqëron një shpërndarës, një “librar” deri në një vend shpërndarje larg nga periferitë e Parisit. Kineasti di si ti krijojë besim folësve. Në CHU të Montpelier, profesoresha Helene Donnadieu, e specializuar në substancat që krijojnë varësi, trajton dy pacientë të rinj, ndër to Romain, që ka ardhur me të ëmën. “Përse nuk ke folur me prindërit e tu përpara se të kishe një problem të vërtetë ?" pyet Mathieu Kassovitz.

Turi i botës debuton me një etapë shumë personale në Marok. “Kishim një takim me Abdellatif Adebibe, “mbretin e kif, dhe Mohammedin” shigjeton me pyetje aktori-intervistues përballë kameras. Filmi vazhdon në portin e Algesiras dhe më pas në Spanjë.

Vizita në Amsterdam duket shumë destabilizuese. Në kryeqytetin e lashtë të “tymit” gazetarët vriten, bandat diskutojnë tregun e kokainës, kafenetë kanë të drejtën të shesin kanabis, por jo të blejnë…

Për të kuptuar, Mathie Kassovitz takon veçanërisht, Arjan Roskam, pronar i shumë kafeneve i bërë i pasur dhe i famshëm (fotografi me George Clooney) dhe shitës marijuana “me masë”- ky episod (6) rekomandohet. Por Mathieu Kassovitz nuk është dukur asnjëherë kaq i lumtur sesa kur vizitonte sallat dhe plantacionet, me sharlotën në kokë. Në Kanada, sytë e tij u zmadhuan në uzinën e madhe ultramoderne që prodhon 1200 ton kanabis në vit. Kjo do të thotë shumë para.

Paraja ka qenë e rëndësishme dhe për deputeten Caroline Janvier (episodi 2). Ajo nënvizon “dështimin e modelit francez të ndalimit” dhe koston e një miliard eurove në vit për të depenalizuar kanabisin dhe kontrolluar tregun “mund ti sjellë shtetit 3 miliardë”. Një argument të cilit mund ti vihet veshi në këto kohë të vështira. A.K./TemA

Lini një Përgjigje