Ansambli i Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor në bashkëpunim me Armaldo Kllogjerin do t’iu bashkohen festimeve të Ditës së Komunës së Ulqinit sot me katër prill, ora 20:30 në Ulqin.
Solistët e Ansamblit Popullor si Denisa Gjezo, Malvina Likaj, Raimond Kllogjeri dhe Avni Miraka do të sjellin një kolazh pranveror me këngë e valle.
Në repertorin e tyre do përfshihen kryevepra si: “Margjelo”, “Mka shku mendja me u feju”, “Dasma e malësorit”, “Valle Shupali”, e shumë të tjera…
Armaldo Kllogjeri është një tenor shqiptar dhe solist i parë i Teatrit të Operas dhe Baletit. Ai ka studiuar për kanto pranë Akademisë së Arteve në Tiranë, ku u dallua për zërin e vëçantë. Që nga 2005 ai interpreton pranë TKOB. A.K./TemA
Lini një Përgjigje